Mjekë që martohen me mjekë! Ja historitë shqiptare

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

A është e drejtë të thuhet se oraret e tejzgjatura, urgjencat në çdo orë të ditës e të natës, stresi i madh në punë, nënkuptojnë norma të larta divorci për mjekët?

E pra, divorci në mesin e mjekëve nuk është aq i zakonshëm sa ai midis profesionistëve të tjerë. Kjo sipas një studimi të raportuar në internet në revistën “BMJ”. Nga të dhënat e analizuara u pa se mjekët kanë më pak gjasa të divorcohen sesa dentistët, infermierët apo drejtuesit e kujdesit shëndetësor. Hulumtuesit gjetën se divorci ishte më pak i zakonshëm në mesin e mjekëve sesa te avokatët, të cilët janë të krahasueshëm me mjekët në arsim dhe të ardhura.

Ndërsa në Shqipëri nuk ka të dhëna të saktë, në bazë të një studimi të 2014-s të kryer në Kanada rezulton se thuajse 40% e mjekëve priren të martohen me një tjetër mjek ose punonjës të kujdesit shëndetësor. Disa mjekë thonë se ata gëzojnë të paturit e një miku/mikeshe me të cilin ndajnë perspektivën dhe pasionin për mjekësinë.

Të kuptuarit e sfidave unike të mjekëve, të tilla si humbja e një pacienti apo ngjarje të tjera të rëndësishme të jetës, përvoja e përbashkët, mundësia për të folur me të njëjtin zhargon mjekësor, luksi për t’i shpjeguar kthimin në orën 2 të mëngjesit në shtëpi apo daljen nga shtëpia në atë orë janë disa nga të mirat që sjell martesa midis mjekësh, thonë mjekët amerikanë.

Por çfarë thonë mjekët shqiptarë? Në fakt, edhe në vendin tonë nuk është i ulët numri i mjekëve të cilët kanë zgjedhur që të martohen po me mjekë. Në prag të Shën Valentinit, gazeta “Shëndet+” ka vendosur të realizojë një suplement për të sjellë përballë të gjithëve disa nga çiftet e mjekëve. I përballim ata me lexuesit për të treguar edhe pak jetën e tyre.

Për të lexuar mbi çdo histori, klikoni mbi foton përkatëse:

Bafturi Artid Duni Albana Daka Vjollca dhe Alketa KoroshiSilvanaLuftimeMigena

Suzana Zhuka dhe Edmond Nuellari

Suzana Zhuka dhe Edmond Nuellari

Postime të ngjashme

Mjeku që braktisi Gjermaninë, rikthehet në Divjakë pas 20 vitesh, dr. Shundi: Nuk ka si vendlindja
Infermieria, profesioni që të zgjedh
Elda Skënderi, mjekja që i kupton fëmijët pa folur
Në Shqipëri u mbajt Forumi i Dytë Rajonal mbi Sipërmarrjen e të Rinjve
Konferenca finale për projektin “Development of New Interreligious Tools”
Tryezë e rrumbullakët: Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në punë në Ballkanin Perëndimor
Arben Baboci, kirurgu i zemrës së fëmijëve
Radikalizimi dhe ekstremizmi në Shqipëri nga këndvështrimi i një të huaji