qender1

Çdo ditë e njëjta situatë skandaloze, radhë pa fund të pacientëve nga e gjithë Shqipëria që përplasen tek Qendra e Re e Konsultave në QSUT. Me shqetësime të ndryshme shëndetësore, pacientë të grupmoshave të ndryshme detyrohen të presin me orë të tëra në këto ditë të nxehta vere.

Në turmën që përpiqet të futet brenda, sheh të sëmurë rëndë, pensionistë që mezi mbahen në këmbë, dhe roja që do të kryejë vetëm detyrën dhe nuk pyet fare për gjendjen apo moshën e pacientëve.

Duke qenë se shumica e njerëzve nuk janë të informuar në lidhje me rregullat e reja për rezervimin e vizitave, krijohen edhe kaose të tilla. Më e keqja është se në të shumtën e rasteve pacientët nuk mbarojnë punë dhe iu duhet të rikthehen sërish për t’u konsultuar me mjekët specialistë.

Fotot janë sjellë në redaksinë e “Shëndet+” nga një lexuese e gazetës./ http://shendeti.com.al/

Qendra e Konsultave4

Qendra e Konsultave7

Qendra e Konsultave

Qendra e Konsultave3

Qendra e Konsultave5 Qendra e Konsultave6